Vidhet makina e gazetares në Tiranë

Grabitjet në Tiranë janë shtuar së tepërmi gjatë ditëve të fundit, ku pre ka rënë edhe makina e një gazetareje. Bëhet e ditur se, makina e gazetares Ornela Gaçe është vjedhur në mes të ditës në një servis makinash. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në kryeqytet. Sikurse duket edhe në pamjet e fiksuara nga kamera e sigurisë, së një biznesi aty pranë, makina tip “Fuoristradë” e gazetares është e parkuar jashtë servisit.
Një person rreth 50 vjeç, pasi konstaton se makina nuk është e mbyllur me çelës dhe që nuk e sheh njeri, hap derën e shoferit futet brenda gjysmë trup, merr portofolin dhe largohet.
Në momentin që ka mbyllur derën e makinës për t’u larguar qetësisht, nga ana tjetër e mjetit nga dera kryesore e servisit del gazetarja që i drejtohet makinës, por pa kuptuar për vjedhjen që i ishte bërë. Pas kallëzimit në Policinë e Tiranës, gazetarja Ornela Gaçe nëpërmjet një postimi në Facebook ka kërkuar ndihmë “kush gjen një portofol me dokumentat e mia, kartë identiteti, patentë, etj., të më shkruajë, leket t’i gëzojë kush i ka gjetur më interesojnë dokumentat flm”!