Shpërthim tritoli në Bulqizë

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë orëve të vona të natës në minierën e kromit në Bulqizë. Në vendngjarje kanë shkuar specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe grupi hetimor, ku kanë konstatuar se në minierën e kromit Bulqizë, në Galerinë nr. 29/50, në thellësinë e saj në ‘zonën D’, kanë vendosur lëndë eksplozive, ku si pasojë e shpërthimit është dëmtuar armatura prej druri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy copa fitil zjarrpërcjellës me ngjyrë të verdhë të djegur. Nga veprimet e shpejta të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi F.B., për të cilin për shkak të hetimit nuk jepen të dhëna të tjera.