Derbi i çmendur!

Një finale dramatike me një gol të shënuar në minutën e 97, kur minutat e shtesës ishin 5. Duhet madje dhe teknologjia për të konfirmuar. Te Milani nuk ju besojnë syve dhe festojnë si për një fitore. Te Inter barazimi 2-2 përjetohet si një humbje e trishtë.
Ishte padyshim emocionues derbi i risive, i pari që luhej në orën e drekës, orar i përshtatur për tregun aziatik. I pari, që luhej me dy skuadrat e Milanos në pronësinë e kinezëve. Në fushë një nisje më e mirë e Milanit me Delofeu dhe Baka, që i afrohen golit që në minutën e dytë. Mungon pas 3 minutash në takimin me golin dhe Ikardi. Ka një shtyllë për Milanin në të 14 me Deulofeu që është i pafat, pasi djeg në shpejtësi Galiardinin, por të parët festojnë zikaltërit, me Canderavan që shpërthen në fillin e pozicionit jashtë loje, i reziston De Sciglios dhe kalon topin mbi Donarumën.
Interi në avantazh dhe minutat në vijim janë të zikaltërve që rrisin rrezikshmërinë, dhe gjejnë dyfishimin në të 44, kombinim i Ikardit me Perisiç me kroatin që hapet në të majtë dhe kroson në qendër për argjentinasin që nuk fal.
Monumental festimi i argjentinasit, Interi në avantazh të dyfishtë në dhomat e zhveshjes, dhe në pjesën e dytë shpërdoron vërtet shumë, duke mos arritur të japin goditjen e knock-outit dhe madje lëshojnë edhe terren me Milanin që rritet dhe mer frenat e lojës, ka një pretendim për penallti nga skuadra e Montellës pas një kontakti në zonë me Deulefoeu dhe Dambrosios, por Orsato vijon lojën, në të 67 Handanoviç i mohon golin Deuleofeut me një pritje vërtet të bukur, Interi shpërfytyrohet, duke u tërhequr pas në tentativë për të menaxhuar dhe në të 83 pëson golin që rihap lojën, me Romanjolin, që gjen goditjen fitimtare në zonë.
2-1 dhe tani gjithçka është e mundur, Milani hidhet përpara në kërkim të barazimit, gjithsesi lë hapësira pas dhe Biabani në të 96 ka në këmbë topin që mbyll ndeshjen, por e çon, lart dhe pikërisht atëherë kur pritej, në të 97, kur Osrato vendosi të gjuhej dhe goditja e fundit e këndit, Interi pëson të pabesueshëm nga Zapata. Të shtangur në fund zikaltërit, gëzojnë milanistët, ashtu si në fazën e parë, derbi është vendosur përtej 90 minutëshit.
Ndërkohë, sulmuesi italian Mario Baloteli e ka treguar edhe njëherë tjetër që është një tifoz i Milanit. Ish-sulmuesi i kuqezinjvë e ka ndjekur nga televizioni derbin e sotëm të përfunduar me rezultatin 2-2 dhe nuk e ka mbajtur dot veten, kur Zapata barazoi shifrat në minutën e 7 të shtesës. Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ai dëgjohet teksa iu drejtohet fansave të Interit duke thënë: “Nuk flet askush tani apo jo?!” Gjithashtu pas ndeshjes, ai postoi një foto nga fundi i ndeshjes, duke shkruar: “Më ofendoni nëse doni, nuk më plas…”.