Denoncohet ministri Ahmetaj: Po punojmë nën trysninë e atij perversi rrugaç

Një punonjëse e Ministrisë së Ekonomisë ka denoncuar publikisht ministrin Arben Ahmetaj për ngacmim seksual në orarin e punës. Punonjësja i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku shkruan se, ministri i Ahmetaj shkon në zyrën ku punojnë katër zonja dhe u thotë: “Duart lart, fustanin poshtë”. Punonjësja shkruan se, po punojmë nën trysninë e atij perversi rrugaç. “Në zyrat ministrore të Banditistanit! Punonjësja dixhitale denoncon”, shkruan Berisha në një postim në Facebook, duke publikuar të plotë mesazhin e punonjëses së Ministrisë së Ekonomisë.
“Përshëndetje Zoti Berisha! Sot na vjen në zyrw vetë ministri i Ekonomisw, Arben Ahmetaj dhe si rrugaç, pa trokitur fare në derën e zyrës thotë: “Duart lart, fustanin poshtë”. Erdhi na kontrolloi faqet në të cilat kishim hapur internetin, pra donte të kontrollonte nëse gjatë orarit të punës hapim faqe si Facekooku apo Mesengeri. Ne 4 zonja në zyrë u shokuam, pasi ajo më “çapkënia” prej nesh i tha: Zoti ministër, nuk është nevoja të na kontrollini, pasi zyra IT mundet të bllokojë hapjen e faqeve të caktuara në sistem. Ndërsa përgjigja e tij ishte: Nuk erdha për duart lart, erdha për fustanin poshtë. Ordiner dhe i paedukatë, trysni maksimale ndaj femrave. Ndërkohë që këtë formë idiote e kishte bërë në disa zyra, jo vetëm tek ne. Po punojmë nën trysninë e atij perversi rrugaç”, përfundon mesazhi i punonjëses së Ministrisë së Ekonomisë.