David Vija shënon gol që nga mesi i fushës

Sulmuesi spanjoll, David Vija ka shënuar një supergol në kampionatin amerikan. Ai gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 90 të fitores 0-2 të ekipit të tij Nju Jork Siti në transfertë ndaj Filadelfia Junionit. Realizimi i tij ishte një kryevepër e vërtetë, duke qenë se e goditi topin thuajse që nga mesi i fushës, duke shtangur të gjithë të pranishmit në stadium, si dhe ata që po e ndiqnin nga televizori.