Aksident në Itali, humb jetën njëri nga 4 të rinjtë shqiptarë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e të premtes në Rovergaro të Italisë, ku të dëmtuar kanë qenë katër të rinj shqiptarë. Fatkeqësisht njëri prej tyre ka ndërruar jetë, pasi është transportuar në spital. Mediat italiane bëjnë me dije se, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë në oborrin e një banese.
Katër të rinjtë u dërguan me urgjencë në spital. Njëri prej tyre nuk arriti të mbijetonte, ndërsa tre të tjerët janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ende nuk dihen shkaqet e plota të aksidentit, por dyshohet se shpejtësia e lartë ka bërë që mjeti tip “Volkswagen” Golf të përfundonte jashtë rrugës. Të aksidentuarit janë të moshës 17 dhe 19-vjeçare, ndërsa i riu që humbi jetën ishte ulur në sediljen e pasme të automjetit.