Ballina Sport Veprimi fantastik i arbitrit

Veprimi fantastik i arbitrit

Lyon-Besiktas në Europa League ishte një ndeshje që u njollos nga incidenti mes tifozëve të të dyja skuadrave, gjë që detyroi UEFA-n të shtynte fillimin e saj me afro 40 minuta, duke i dhënë kohë forcave të sigurisë që të vendosnin qetësinë në “Stade des Lumieres”.
Në orën 21:45 të së enjtes, ekipet zbritën në fushën e lojës për të nisur këtë sfidë, e për një moment rolin e protagonistit e mori arbitri Mateu Lahoz. Dhe kjo, jo për vendimet e tij gjatë lojës.
Spanjolli u kërkoi futbollistëve që të mblidheshin në rrethin e mesit të fushës për t’u bërë apel tifozëve për një duartrokitje, në mënyrë që të qetësoheshin gjakrat e ndezur keqas përpara fillimit të ndeshjes. Por jo vetëm kaq. Ai u kërkoi futbollistëve që të përqafoheshin në sytë e të gjithë të pranishmëve në stadium, në mënyrë që ata të respektonin rregullat “Fair Play”, pavarësisht ngjarjeve që ndodhën disa minuta më parë.

Exit mobile version