Top Channel, një “Fake News” për Berishën në Çadër

Top Channel ka bërë publik mbrëmjen e djeshme një lajm ku thuhet se masat e sigurisë nuk janë shtuar vetëm për kreun e opozitës, Lulzim Basha, por edhe për ish-kryeministrit Sali Berisha.
Por zyra për shtyp e ish-kryeministrit ka reaguar duke e quajtur si një “fake news”.
“Sipas një lajmi të rremë të të Top Channel, ish-kryeministri Berisha “është shfaqur të enjten në çadër me masa të shtuara të sigurisë personale”. Lajmi është tërësisht i pavërtetë dhe i denjë vetëm për një media të keqpërdorur nga Edi Rama”, është shprehur Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ja çfarë shkruante sot Top Channel:
Të ndodhur përpara këtij fakti, Garda e Republikës ka vendosur që t’i përforcojë masat e sigurisë ndaj Lulzim Bashës, si i vetmi politikan i cili nuk ka eskortë të përforcuar.
Madje, edhe ish-kryeministri Berisha, të enjten në çadër, është shfaqur në publik me masa të shtuara të sigurisë personale.