Si mashtron Veliaj me gjoja masterin e zhvilluar në SHBA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Veliaj rezulton të ketë vendosur në jetëshkrimin e tij në faqen zyrtare se ka ndjekur studimet e larta në SHBA. Veliaj nuk tregon realisht se ai ka ndjekur një kurs dyvjeçar dhe nuk quhen studime të larta. Gjithçka vjen në mënyrë kronologjike nga “Lolita”. Në faqen e Grand Valley State University rezulton se Veliaj ka mbaruar “majo” dhe jo studimet e larta. Nga ana tjetër është e qartë se diçka nuk funksionon në këtë mes, pasi për Veliajn nuk ka asnjë njehsim diplome siç zakonisht ndodh me studentët që mbarojnë jashtë vendit. “Në jetëshkrimin e publikuar këtu: http://www.tirana.al/kryetari-i-bashkise/ thuhet se ‘ka ndjekur studimet e larta në SHBA, ku është diplomuar për ‘Shkenca Politike’ në Grand Valley State University, Michigan’. Mashtruesi thotë kam ‘ndjekur studimet e larta’ dhe jo që kam bërë vetëm dy vite ‘Major’, të cilat, përmes mënyrës së të shkruarit, rreket t’i shesë si Bachelor. Pikërisht, në webfaqen e Grand Valley State University, ku mashtron se ka ‘ndjekur studimet e larta’, – që sipas Fikut na i paska kryer, – thuhet se në vitin 2002 ka mbaruar një MAJOR NË SHKENCA POLITIKE. Kushdo, lehtësisht mund të kontrollojë faqen e GVSU-së: http://www.gvsu.edu/polisci/module-spotlight-view.htm…
Ç’është Major, për ata që s’e dinë?  “Major” (Madhor) është një kurs 2-vjeçar që shërben vetëm për të përcaktuar drejtimin e studimeve Bachelor që do të ndjekësh. Bachelori në Amerikë, në përputhje me sistemin arsimor të atij vendi, kërkon 120 kredite, kurse një Major kërkon 30-60 kredite, në varësi të universitetit ku e kryen. Ky e ka kryer me vetëm 30-35 kredite, pasi ka shlyer vetëm 13 kurse. Çdokush që ka kërshëri mund të gjejë këtu shpjegime mbi Major-in: http://classroom.synonym.com/explanation-major-minor-colleg…
Bachelorin del qartë nga webfaqja e GVSU-së që s’e ka kryer. Po masterin në Universitetin e Saseks, Mbretëri e Bashkuar, si e ka kryer, pa mbaruar Bachelorin? Janë të lutur të gjithë të japin mendimin e tyre në këtë pikë.
Për ta ndriçuar edhe pak më shumë mashtrimin shërben fakti se çdo student që mbaron jashtë vendit duhet të njehsojë diplomën, përpara se ajo të ketë vlerë në Shqipëri. Në webfaqen e MAS nuk figuron emri i Fikut tek listat e atyre që u është njehsuar diploma. Përse vallë? Mos ndoshta, ngaqë punon ‘shumë’, s’ka pasur kohë të rregullojë as dokumentet e veta? http://www.arsimi.gov.al/…/un…/njehsimi-i-diplomave-te-huaja”, thuhet në statusin e “Lolitës”.