Si mashtroi Rama dhe Tahiri, rroga e policëve u rrit vetëm me 800 lekë

SEANCE PARLAMENTARE - Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, gjate nje seance parlamentare, ku Gentian Salaj eshte zgjedhur krytari i ri Autoritetit te Medias Audiovizive, AMA./r/n/r/nPARLIAMENTARY SESSION - Prime Minister, Edi Rama and Saimir Tahiri, Minister of Interior, during a parliamentary session.

Kryeministri Rama dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u premtuan policëve rritje të rrogës deri në 50%, por në fakt rritja u bë vetëm 800 lekë të reja. Mashtrimi doli në shesh ditën pas marrjes së rrogave nga punonjësit e policisë. Këtë fillim muaji, nëpër bankomate, policët pritën mrekullinë e premtuar nga Saimir Tahiri, por që doli se ishte një tallje me forcat e rendit. Rritja e rrogës për shumicën e policëve, pra për nivelin bazë, arrin pak më shumë se 8 mijë lekë të vjetra në muaj.
Në ikje nga detyra si ministër i Brendshëm, Tahiri iu premtoi policëve një shtesë rroge të konsiderueshme. Deri në 50% do të shkonte rritja e pagave për policët në këto 4 vjet ishte premtimi i Saimir Tahirit, para se të largohej nga detyra. Duartrokitjet dhe buzëqeshjet në fytyrat. Ja çfarë i premtoi policëve të Komisariatit Nr.3 në Tiranë para se të largohej. “Këtë vit, që nga 1 marsi ka filluar rritja e pagave për të gjithë punonjësit e Policisë. Për të 11 mijë punonjësit e Policisë rritet paga si kurrë më parë. Ju kujtoj këtu se, rritja e fundit e pagave përpara se ne të merrnim detyrën ishte në vitin 2003. Qeveria ka kaluar jo vetëm që nuk i rriti pagat, por i uli me 4%. Ndërkohë, nga ky vit, nga 1 marsi qeveria vendos dhe fillon implementimi i sistemit të ri të pagave. Rriten pagat për çdo punonjës policie. Dhe për punonjësit e rolit bazë, pra, për ata që janë në terren dhe që përballen me sakrifica të përditshme, ata që e kanë detyrën më të vështirë, ata që i shërbejnë qytetarëve, ata që përballen me krimin dhe me të gjithë ata që shkelin ligjin, rritja e pagës në total shkon deri në 50%. Kjo është rritja më e madhe e pagave që ka ndodhur ndonjëherë në Policinë e Shtetit. Ky është vlerësimi ynë më i madh për të gjithë ata që punojnë ndershmërisht në Policinë e Shtetit”.
U desh të kalonte vetëm një muaj për të mësuar të vërtetën. Këtë fillim muaji, nëpër bankomate, policët pritën mrekullinë e premtuar nga Saimir Tahiri, por që doli se ishte një tallje e paturpshme.