Alarm te Bayerni

Robert Lewandowski alarmon Bayernin e Mynihut. Dy ditë përpara sfidës së Champions League kundër Realit të Madridit, në radhët e bavarezëve ka ankth në lidhje më gjendjen fizike të sulmuesit kryesor që ata kanë. Bomberi polak nuk është paraqitur në seancën stërvitore, për shkak të shqetësimit që ndjente në pjesën e shpatullave. Në takimin e së shtunës, kundër Borusia Dortmund sulmuesi pati një përplasje trup më trup me kundërshtarin, moment ky që në pamje të parë nuk u duk si diçka serioze, por që në fakt po rezulton të jetë e kundërta. 28-vjeçari është duke marrë ndihmën e stafit mjeksor, në mënyrë që të riaftësohet në kohë për takimin kundër “Los Blancos”. Nga ana tjetër ,trajneri Carlo Ançeloti është në pritje të një konfirmimi në rast të kundërt atij do t’i duhet të bëjë pa sulmuesin e tij kryesor në sfidën më të rëndësishme të sezonit për Bayernin e Mynihut.
Arjen Robben i gëzohet fitores kundër Borussia Dortmund. Sulmuesi i Bayernit të Mynihut ka folur në lidhje me takimin kundër verdhezinjve. Sipas Robben, Bayerni tregoi superioritet ndaj kundërshtarit, që nga minuta e parë e takimit e deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit. “Jemi duke kaluar një moment shumë të mirë dhe këtë gjë e vërtetuam dhe kundër Dortmundit. Kur përballë kë një kundërshtar të tillë dhe bën një performancë të mirë, merr një kënaqësi të madhe. Arritëm të merrnim tre pikë shumë të rëndësishme që na e rrisin akoma edhe më shumë besimin”, u shpreh Roben.
Më tej, holandezi u shpreh se, gjatë seancave stërvitore trajneri së bashku me futbollistët e kishin përgatitur në çdo detaj sfidën, pasi nuk dëshironin një tjetër surprizë të hidhur si ajo e javës së kaluar, në transfertën kundër Hoffenheim. “Treguam kujdes të madh ndaj kundërshtarit, duke mos i lejuar shumë hapësira, pasi nuk dëshironin ndonjë suprizë të pa këndshme si ajo ndaj Hoffenheim. Çdo gjë përfundoi në mënyrën më të mirë për ne”, përfundoi holandezi.
Mesfushori i Bajern Mynih ka vlerësuar marrëdhënien që ka me trajnerin Karlo Ançeloti, ndërsa tallej duke e cilësuar italianin si një person që puth shumë mirë. Riberi dukej shumë i inatosur kur Ançeloti vendosi ta zëvendësonte në minutën e 74-t të fitores 4-1 ndaj Borusia Dortmund të shtunën, pasi francezi po zhvillonte një ndeshje të shkëlqyer. Por situata u përmirësua menjëherë sapo ai iu afrua Ançelotit, i cili e puthi francezin në faqe. “Kemi një marrëdhënie të mirë dhe kemi besim te njëri-tjetri. Puthja ishte e këndshme. Ishte natyrale, diçka pozitive. Ishte një puthje e mirë me shumë emocion”, u shpreh Riberi.