Të gjithë të “çmendur” pas Mbappe

Monaco's French forward Kylian Mbappe Lottin celebrates after scoring a goal during the French L1 football match Monaco (ASM) vs Troyes (ESTAC) on February 20, 2016 at the "Louis II Stadium" in Monaco. AFP PHOTO / VALERY HACHE / AFP / VALERY HACHE (Photo credit should read VALERY HACHE/AFP/Getty Images)

Është padiskutim talenti që ka spikatur më shumë gjatë këtij sezoni, ndërkohë që ndaj Luksemburgut ai arriti të debutonte me kombëtaren franceze në moshën 18-vjeçare. Bëhet fjalë për Kylian Mbappe, sulmuesin e Monacos, i cili po i mahnit të gjithë me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni. Për njeriun që ka realizuar 19 gola me skuadrën nga Principata interesohen disa prej klubeve më të mëdha të Europës, madje në verë parashikohet një luftë e ashpër për të firmosur me talentin e Monacos. Reali i Madridit dhe Manchester United qëndrojnë pole position për Mbappe, por së fundmi garës për të marrë shërbimet e 18-vjeçarit francez i janë shtuar edhe Arsenali e Chelsea.
Por të gjitha këto klube nëse dëshirojnë të bëjnë të tyrin futbollistin që për nga karakteristikat i ngjan jo pak Cristiano Ronaldos, duhet t’i bëjnë mirë llogaritë. Monaco pak ditë më parë refuzoi një ofertë prej 80 milionë eurosh nga rivalët e Paris Saint Germain-it për lojtarin. Ideja e drejtuesve të klubit nga Principata është të arkëtojnë sa më shumë të ardhura nga shitja e futbollistit, madje Monaco ka përcaktuar edhe shifrën që duhet të paguajnë klubet e interesuara për Mbappe nëse dëshirojnë të firmosin me të. Plot 150 milionë euro kërkon klubi nga Montecarlo për të lëshuar talentin 18-vjeçar, kështu që Reali i Madridit, Manchester United apo edhe Chelsea e Arsenali duhet të mendohen mirë. Gjasat janë që Mbappe të parakalojë Pogba-në në rast transferimi te një tjetër skuadër për t’u bërë kështu futbollisti më i shtrenjtë i blerë ndonjëherë nga një klub futbolli.