Makina e policisë shpërthen në flakë në mes të rrugës në Vlorë

Një makinë policie shpërtheu në flakë në mes të rrugës në qytetin e Vlorës. Sipas burimeve, ngjarja ndodhi pranë “Burgut të Ri” në Vlorë. Mjeti është i Repartit 100 të Policisë së Shtetit, i cili po transportonte uniformat për punonjësit e Policisë drejt DVP Vlorë. Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit mund të jetë një shkëndijë elektrike në ecje e sipër, të mjetit. Paraprakisht është dëmtuar një pjesë e sasisë së uniformave që gjendeshin në kamion. Shërbimet e policisë bashkë me shërbimin zjarrfikës kanë bërë fikjen e zjarrit.
Po ditën e djeshme, një automjet është përfshirë nga zjarri pranë një pike servisi në Fushë-¬Mamarrus, për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës. Nga zjarri pësoi djegie në trup mekaniku i servisit 45¬-vjeçari Ardian Disha. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Djegieve Plastike në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, teksa mjeti tip “BENZ” ishte duke u riparuar brenda servisit.
Zjarri u shfaq tek impianti i gazit në pjesën e bagazhit të automjetit në kohën kur mekaniku ishte duke riparuar një defekt që kishte pësuar sistemi i gazit. Pas ndërhyrjes së zjarrfikëseve në vendngjarje mbërritën dhe oficeret e policisë, të cilët nisën hetimet ku nga të dhënat e para bëhet e ditur se zjarri ishte aksidental.