Zhduken 10 mijë ton kanabis nga policia e Tahirit?!

10 mijë ton kanabis janë zhdukur nga policia e Tahirit. Skandali është publikuar nga ish-Kryeministri Berisha. Në një postin në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se, matematika e Edi Ramës e nxjerr atë më cullak se kurrë! Të dashur miq, Ediskobari ka deklaruar me dhjetëra herë se sipas statistikës zyrtare, e cituar kjo edhe në Raportin vjetor të Departamentit amerikan, policia kanabiste ka shkatërruar këtë vit 2,5 milionë bimë kanabis. Specialistët e fushës më thonë se, pesha mesatare e një bime është së paku 4-6 kg. “Kështu, sipas statistikës zyrtare të policisë, këtë vit në Shqipëri janë korrur nga policia pra më së paku 10 mijë ton kanabis.
Ndonëse për shkatërrimin e kanabisit të korrur dhe drogave të tjera ka rregulla të përcakuara ligjore që përcaktojnë qartë rolin e prokurorit të shtetit për këtë proces, qytetarët shqiptarë apo dhe partnerët e huaj deri sot nuk kanë parë as dhe asistuar në shkatërrimin këtë vit qoftë dhe të 5 tonëve kanabis. Kjo tregon së pari: Mbi 10 mijë ton kanabis, që të thara bëjnë së paku 2500 tonë, janë në duart e Policisë së Shtetit dhe se ato po ngarkohen ditë e natë për në Itali, Greqi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Kosovë.
– ose, në rast se shifrat reale të bimëve të korrura të kanabisit janë 10 herë më të vogla, përsëri mbeten të zhdukura mbi 1000 tonë kanabis të korrur tashmë nga korrja jo e 2.5 milionë, por vetëm e 250 mijë bimëve. Kështu që vendet fqinje duhet të përgatiten edhe për disa qindra ton kanabis nga Ediskobari nga Shqipëria!”, shkruan Berisha.