Hamburgu i beson Markus Gisdol. Klubi gjerman i ka rivonuar kontratën trajnerit edhe për 2 sezonet e ardhshme. 47-vjeçari mori drejtimin e skuadrës në shtatorin e 2016-tës, që pas largimit të Bruno Labbadia, me ekipin që renditej në vendin e fundit të klasifikimit. Hamburgu këtë sezon rrezikon seriozisht rënien nga Kategoria, për herë të parë në histori. Megjithatë kontrata e Gisdol dhe stafit të tij deri në vitin 2019, është e vlefshme për të dyja Kategoritë.
Të Fundit
A ka ndonjë që akoma mendon seriozisht për PD!
Ajo që po ndodh në PD, për fatin e keq të PD, dëshmon, se të gjithë ata që sot, kërkojnë largime duke insistuar në...