“Reuters”: Zemërimi i Europës Qëndrore me Soros

Kur qeveria e tij humbi një çështje në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut javën e kaluar, për ndalimin dhe dëbimin e dy emigrantëve nga Bangladeshi, kryeministri i djathtë hungarez fajësoi të dyshuarin e zakonshëm: një miliarder në Nju Jork.
“Kjo është një marrëveshje e fshehtë e trafikimit të njerëzve, e burokratve të Brukselit dhe organizatave që punojnë në Hungari të financuara nga paratë e huaja”, tha Viktor Orban për radion publike të premten.
“George Soros i financon ato”, shtoi ai.
Mes ish vendeve komuniste të lindjes dhe Europës qendrore, udhëheqës të ndryshëm kanë shprehur zemërimin në muajt e fundit kudër Sorosit, financierit hungarezo-amerikan me prejardhje hebreje, i cili financon organizata bamirësie liberale dhe organizata jo qeveritare në mbarë Europën përmes fondacionit të tij Shoqëria e Hapur.
Fushata kundër Sorosit në vende të dominuara më parë nga Moska, duket se ndjek një rrjedhë të njëjtë të vendosur nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, që çoi në largimin e organizatave të financuara nga “Fondacioni Soros”, dy vite më parë.
Dhe tani, me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, fushata anti-Soros në Europën Lindore thuhet se ka marrë frymëzim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht media si ëebsajti “Breitbart”, që e ka targetuar Sorosin si një figurë liberale urrejtjeje.
Ish drejtuesi i “Breitbart”, Steve Bannon tashmë shërben si këshilltar në Shtëpinë e Bardhë.
“Frymëzimi ynë vjen nga Shtetet e Bashkuara, nga organizata konservatore amerikane, media dhe kongresmenë me të njëjtat pikëpamje, sidomos në administratën e re të Presidentit Trump,” citohet nga “Reuters” Cvetlin Cilimanov, redaktor i agjencisë kryesore të lajmeve shtetërore në Maqedoni, i cili bashkë-themeloi një grup të quajtur “Operacioni Stop Soros”, në janar.