Pjaca mesazh Juves: Dua të luaj më shumë

Marko Pjaca shqetëson Juventusin nga grumbullimi me Kombëtaren e Kroacisë. Talenti i ardhur në verë nga Dinamo e Zagrebit ende nuk ka arritur të impresionojë me fanellën bardhezi dhe të fitojë besimin e Alegrit. Sulmuesi është i acaruar me këtë fakt dhe në një intervistë për mediat vendase i dërgon një mesazh të qartë kampionëve të Italisë. Pjaca shprehet se te Juve ndihet mirë, por ështe e qartë se dëshiron të luajë më shumë.