Bashkia e Tiranës ka shpallur sërish fituese kompaninë “Geci” për një projekt të infrastrukturës rrugore. Më 24 janar “Geci” fitoi tenderin “për rehabilitimin e varrezave Sharrë dhe lidhja me rrugën ekzistuese Kombinat”. Burimi i financimit është vënë në dispozicion nga Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve. Vlera e tenderit: 276,886,912 lekë të reja ose 2.7 miliardë të vjetra. “Geci” rezulton kompania e 6 në garë. Në shkurt 2016 “Geci”, me administrator Ramë Gecin, një nga biznesmenët pranë kryeministrit Rama, fitoi edhe tenderin prej 10 milionë eurosh për ndërtimin e Unazës së Vogël të kryeqytetit. Sipas bashkisë “Geci” është shpallur fitues për shkak të ofertës më të ulët mes 10 kompanive të tjera. Firma “Geci” kreu edhe punimet në rrugën hyrëse të Tiranës, në segmentin e autostradës nga Qafë Kashari në Tiranë, me investimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Të Fundit
A ka ndonjë që akoma mendon seriozisht për PD!
Ajo që po ndodh në PD, për fatin e keq të PD, dëshmon, se të gjithë ata që sot, kërkojnë largime duke insistuar në...