Xavi: Ëndrroj të bëhem trajner i Barcelonës

Xavi ëndërron që një ditë të bëhet trajner i Barcelonës. Por, ai e ka bërë të qartë, se ende i duhet të mësojë dhe marrë përvojë, prandaj nuk ka mundësi që ta zëvendësojë Luis Enriquen në fund të këtij sezoni. “Të bëhet trajner i Barcelonës e kam ëndërr”, ka thënë Xavi për “Le Parisien”. “Jam në rrugë për t’u bërë trajner. Jam duke punuar për këtë. Ende se kam fituar bagazhin e trajnerit”, ka thënë ai.