Valencia, Alesanco drejtori ri Sportiv

Valencia gjeti akordin me Jose Ramon Alesanco, i cili u emërua drejtori i ri Sportiv i spanjollëve. Lajmi u publikua nga vetë klubi në faqen e tyre zyrtare, që njoftuan se prezantimi i 60-vjeçarit do të bëhet ditën e mërkurë në orën 13:00. Në postimin e “Los Che”, gjithsesi nuk u zbulua kohëzgjatja e marrëveshjes mes palëve. Ish-mbrojtësi në karrierën e tij ka luajtur me ekipe si Athletic Bilbao, Alaves dhe Barcelona, ku te kjo e fundit në sezonet 2000-2002 ka qenë edhe asistent i katalanasve.