Ballina Aktualitet Organizaa kriminale pastroi 2 milion euro në Shqipëri

Organizaa kriminale pastroi 2 milion euro në Shqipëri

Prokuroria e Peruxhias në Itali ka finalizuar dje hetimet për një mega-aferë mashtrimi dhe pastrimi parash që i ka rrënjët deri në Shqipëri. Prokuroria e Peruxhias në Itali ka finalizuar sot hetimet për një mega-aferë mashtrimi dhe pastrimi parash që i ka rrënjët deri në Shqipëri. Sipas medieve italiane bëhet fjalë për një mashtrim që kap vlerën e 2 milion eurove. Mediat italiane, bëjnë të ditur se Policia postale e Petruxhias në Itali ka shkatërruar një organizatë kriminale, të specializuar me mashtrimin në tregti, në kuadër të operacionit të koduar “Oqean”. Shtatë persona janë arrestuar, ndërsa ndaj 6 të tjerëve është vendosur masa e sigurisë së arrestit shtëpiak (2 prej tyre janë ende në kërkim), ndaj qytetarëve italianë me banim në Ascoli, Fermo, Chieti e Pescara, raportojnë sot mediat italiane.
Hetimi nisi pas një alarmi të dhënë në nëntor të vitit 2015 nga një biznes që merrej me shpërndarjen e produkteve ushqimore, ka denoncuar një transaksion bankar mashtrues. Nga hetimet e mëvonshme është zbuluar ekzistenca e një aktiviteti kriminal në dërgimin e e-mail-eve mashtruese.
E-mail-e të cilat mashtronin furnizuesit e ndryshëm, duke bërë që këta në vend që t’ia dorëzonin furnizimin kompanive me të cilat bashkëpunonin, në të vërtetë ia dorëzonin organizatës kriminale. Flitet për një trafik prej 2 milionë euro. Para këto që përfundonin në llogari bankare në Shqipëri.

Exit mobile version