Fundjava në futbollin zviceran foli shqip. Dy shqiptarë shkëlqyen në javën e 22-të të Superligës helvete, duke u përfshirë në formacionin e javës nga gazeta më e madhe sportive në Zvicër, “Blick”. Bëhet fjalë për Taulant Xhakën dhe Armando Sadikun. Dy futbollistë vendimtarë në skuadrat e tyre. Xhaka mbetet një prej pikave të referimit të Baselit në mesfushë. Në ndeshjen e fituar 3-1 përballë Lucernës, kuqeziu ishte thuajse perfekt përgjatë gjithë 90 minutëshit të lojës, duke marrë edhe epitetin e “padronit të mesfushës”. Vetëm në një rast thuajse e humbi një duel, duke bërë që Taulant Xhaka të jetë mesfushori me tipare difensive më i mirë në kampionatin zviceran. Në formacionin e javës nuk mund të mungonte Armando Sadiku. Goli i shkëlqyer i sulmuesit shqiptar i dha fitoren Luganos në fushën e St. Gallen. Sadiku ka qenë vlera e shtuar për Luganon në 3 ndeshjet e fundit, ku skuadra ka marrë 7 pikë, jo vetëm duke iu larguar luftës për mbijetesë, por tashmë është ngjitur në mesin e klasifikimit. Kjo ishte rrjeta e tretë në katër ndeshjet e para me skuadrën e Paolo Tramezzanit, duke konfirmuar se Superligës zvicerane i mungonte një bomber race si shqiptari.
Të Fundit
Samiti për Lidhshmërinë 2023: Tregti, Transport dhe Logjistikë Efiçiente – parakushte...
Përmirësimi i lidhshmërisë së transportit dhe lëvizshmëria më e madhe nxisin lidhjen dhe inkurajojnë bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Bashkimit...