Për 7 vite në Mynih, Arjen Roben ka fituar 13 tituj. Ylli holandez sheh si të mundshme mbylljen e karrierës në vitin 2018, si dhe nuk mendon për ndonjë aventurë në Kinë. “Nuk para bëj plane afatgjata, prandaj rinovova kontratën për një vit. Nuk jam më Robeni i ri. Ndoshta dimrin e ardhshëm më vjen ndonjë ide në kokë dhe e mbyll përgjithmonë karrierën. Në 2018-ën është gjithçka e mundshme”, u shpreh Roben për “Kicker”, duke shtuar më tej për ndonjë angazhim në Kinë.
“Në Kinë po investohet shumë. Me ofertat e tyre të bëjnë të mendohesh. Personalisht u kam dhënë prioritet vendimeve sportive. Paraja nuk luan rol në vendimmarrjet e mia. Për momentin nuk kam asnjë mendje për Kinën. Shanset që të bëhem pjesë e kampionatit të tyre janë shumë minimale”.