Ballina Sport PSG, “shuplakë” në Velodrome për Marseille

PSG, “shuplakë” në Velodrome për Marseille

PSG e mbërthen me një “shuplakë” vendin e dytë në renditje duke mos ju ndarë luftës për titull. Parisienët fituan 5-1 Marsejë duke “dhunuar” rivalët historikë në “Velodrome” me Olimpique që thjesht u duk sikur po shtëtiste fanellën në fushë. Ndeshja nuk pati histori pasi Marquinhos dhe Cavani në 16 minuta krijuan një epërsi sigurie.
Marseille kërkoi të ndryshonte diçka në ndeshjen e saj, por në fillimin e së dytës Lucas dhe Draxler i vunë drynin fitores me dy gola të tjerë.
Për vendasit e vetmja notë pozitive ishte një gol i Fanni në të 70-tën, por dhe ai u “zbeh” shumë shpejt pasi 3 minuta më pas Matuidi çoi rezultatin në 1-5.

Exit mobile version