Halimi: Rama i pashpresë, urdhër politik policisë kundër Bashës

Deputeti demokrat Eduard Halimi ka reaguar pas hetimit të nisur nga policia e Tiranës për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Halimi shprehet se ky është një urdhër politik i Ramës dhënë policisë, në kushtet kur ai ndodhet i pashpresë. “I pashprese nga rrezimi i republikës se krimit, Rama urdhër politik policisë kundër kryetarin e opozitës. I pashpresë nga përballja e qytetarëve me parlamentin dhe qeverinë e krimit Rama urdhëroi policine të bëjë kallzim”, shkruan ai në faqen zyrtare në Facebook. “Ai që si kurrë në historinë e Republikës, parlamentin e bëri strehë të krimit duke strehuar mbi 19 deputetë si trafikantë droge e prostitutash. Ai që qeverinë dhe administratën ‎e zhdroi ne strehë të krimit dhe trafikantëve më të rrezikshëm në vend dhe në ballkan. Ai që urdhëron personalisht policinë ti hapë rrugë trafikantëve në makinë deputetësh banditë, sot urdhëroi policinë për kallzim”, vijon ish ministri i Drejtësisë. “Po kush politikan i lidhur me krimin ia ka dalë përballë popullit qe tia dale ky? Askush. Fundi i njëjti gjithmonë nga vendet me te largeta dhe deri afer nesh. I njejti fund dhe per Ramën që mjerisht nga frika kerkon mbrojtje nga policia më e keqpërdorur politikisht dhe e vene ne shërbim te trafikantëve deputetë dhe drogës. I pashpresë nga rrëzimi i republikës se krimit përballë qytetarëve..”, përfundon Halimi.