Goditet Spahiu, agresori: Mos shaj më Ramën

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu është qëlluar mbrëmë në “çadrën e lirisë” të ngritur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kanë qenë tre persona që e kanë sulmuar Spahiun me grushte.
Vetë kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu në një prononcim për SYRI.net ka treguar se ishin 3 persona, e jo një siç thotë policia.
Ata fillimisht i kanë thënë që të mos e shante më Edi Ramën dhe më pas e kanë qëlluar me grushte. Këta persona, 1 orë para ngjarjes kanë pirë kafe me Taulant Ballën tek Tvsh-ja, jo shumë larg çadrës së protestës.
“Më janë afruar dhe më thanë që të mos e shaja më Edi Ramën. Më goditën dhe ikën me vrap. Policia kapi vetëm njërin. Këta 3 persona, 1 orë para sulmit mbi mua kanë qenë me Taulant Ballën, duke pirë kafe tek Tvsh”, ka thënë Kreshnik Spahiu.
Spahiu po ashtu ka deklaruar se sipas informacioneve që ai ka pasur, agresori ka qenë i ulur në një kafene pranë Radiotelevizonit në shoqërinë e deputetit të PS, Balla. Motivet e sulmit ndaj Spahiut janë tërësisht politike. Ai është sulmuar, ndërsa ishte në Sheshin e Prostestës ku qëndron prej ditësh. Agresori është shprehur për policinë se arsyet e sulmit kanë qenë personale, ndërsa kjo hidhet poshtë nga Spahiu, pasi mes tyre nuk ka pasur asnjë njohje. Sulmi ndaj Spahiut vjen pas një sërë akuzash dhe deklaratash të forta që Spahiu ka lëshuar në drejtim të kreut të qeverisë. Spahiu bëri thirrje përpara protestës se reagimet ndaj Kryeministrit duhet të ishin të forta. Ai kërkoi edhe rrethimin e Kryeministrisë dhe mbylljen e saj nga protestuesit. Adresimi i akuzave të forta ndaj Ramës e kanë detyruar këtë të fundit të hakmerret në mënyrën e tij, duke e sulmuar dhe goditur Spahiun pas shpine. Duke qenë se Spahiu është goditur pranë vendit ku zhvillohet protesta është e qartë se kemi të bëjmë me një provokim që Rama i bën protestës. Ajo çfarë Rama po paralajmëron është kthimi i gjuhës së forcës si mjet i komunikimit politik. Dje u godit Spahiu, por dhuna prodhon vetëm dhunë. Rama i pëlqen të dhunojë dhe është i shquar edhe për dhunën brenda familjes së tij, por duket se po vjen ora që ai të ikë me dhunë.