Stadiumit duhet t’i vënë emrin e tij

Leicester City's Italian manager Claudio Ranieri and Manchester United's Portuguese manager Jose Mourinho (L) embrace after Manchester United beat Leicester City to win the FA Community Shield football match at Wembley Stadium in London on August 7, 2016. / AFP / GLYN KIRK / NOT FOR MARKETING OR ADVERTISING USE / RESTRICTED TO EDITORIAL USE (Photo credit should read GLYN KIRK/AFP/Getty Images)

Mourinho dhe Ranieri nuk kanë patur gjithmonë një marrëdhënie të shkëlqyer mes tyre. Në kohën kur sfidoheshin për titullin në vitin 2010 nën drejtimin e Interit dhe Romës, polemikat mes tyre ishin më shumë se djegëse. Por titulli i fituar vjet nga Ranieri, e mbi të gjitha Dilli Dong i italianit në konferencë për shtyp bën që polemikat mes tyre të sheshoheshin.
Mourinho është e vërtetë që vlerëson muzikën, por di të vlerësojë dhe kolegët seriozë e të jashtëzakonshëm dhe Ranieri në një vit te Leicester arriti rezultatin më serioz të karrierës së tij, titullin e parë kampion. Ndaj portugezi në këto momente nuk mund veçse të transmetojë simpati dhe respekt për kolegun e shkarkuar, duke e cilësuar shkarkimin e tij si një padrejtësi. Për Mourinhon ishte meritë e Ranierit që “dhelprat” fituan titullin e parë në histori dhe për fituesin e çmimit të trajnerit më të mirë të vitit duhet patur pak më shumë respekt, por mesa duket për të në futbollin modern kështu shkojnë gjërat.
Madje portugezi ka theksuar se, klubi duhet t’i vendosë stadiumit aktual “King Power’s” emrin e kolegut italian, që për herë të parë dhuroi një sezon që la pa gjumë, jo vetëm një qytet, por tërë botën e futbollit.