Runi nuk i do milionat kineze: “Do të rri të ndihmoj ekipin”!

Uejn Runi nuk do të largohet nga Mançester Junajtid drejt Kinës, të paktën deri në verë. Sulmuesi ka lëshuar dje një deklaratë ku ka zbuluar të ardhmen e tij për t’i dhënë fund spekulimeve të përditshme në mediat britanike.
“Pavarësisht interesit që është shfaqur nga klube të tjera, për të cilin u jam mirënjohës, unë dua t’i jap fund spekulimeve dhe të them se do të qëndroj te Mançester Junajtid. Unë shpresoj se do të luaj një rol të plotë për të ndihmuar skuadrën të luftojë për sukses në katër fronte. Kjo është një periudhë mjaft entuziazmuese për klubin dhe unë dua të vazhdoj të jem pjesë e tij”, deklaroi sulmuesi anglez.
Afrimi i Zlatan Ibrahimoviç dhe shpërthimi i Markus Rashford ka zvogëluan ndjeshëm hapësirat për Runin. Por ky i fundit ka vendosur të mbyllë sezonin në Angli dhe thuhet se ka refuzuar oferta të çmendura nga Kina, edhe një rrogë që kalonte 45 milionë eurot në sezon.
Kinezët që pritet të marrin kontrollin e Milanit duan që të prezantohen me një blerje të bujshme, pasi jo më kot kanë bërë me dije se për merkaton e verës do të vendosin në dispozicion të klubit plot 130 milionë euro për merkaton. Lajmin e bëri dje me dije “Gazzetta dello Sport”, sipas së cilës “Sino Europe Sport” ka përpiluar edhe listën e preferencave.
Edhe pse shumë janë skeptikë, “SES” do të kontrollojë plotësisht Milanin brenda 3 marsit. Më 1 mars, Milani ka paralajmëruar mbledhje të asamblesë së ortakëve, ndërsa dy ditë më pas do të ketë një tjetër mbledhje ku do të zyrtarizohet kalimi i Milanit nga duart e Berluskonit tek ato të kinezëve. Këta të fundit në datën e caktuar do të derdhin 320 milionë eurot e mbetura “Fininvest”-it (kjo shumë u shtohet 200 milionëve të dhëna pak muaj më parë).