Ballina Aktualitet Lalla shkarkon dy prokurorë, tentuan të lirojnë autorin e 3 vrasjeve

Lalla shkarkon dy prokurorë, tentuan të lirojnë autorin e 3 vrasjeve

Kryeprokurori, Adriatik Llalla, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Sigurise, ku eshte diskutuar ne lidhje me ceshtjen pajisjes se pergjimit, qe dyshohet se eshte ne rruge te kundra ligjshme ne duart e Policise se Shtetit. /r/n/r/nGeneral Prosecutor Adriatik Llalla, speaks during a session of National Security Parliamentary Committee.

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla pezulloi nga detyra drejtoren e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça dhe prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani, si edhe urdhëroi nisjen e hetimit ndaj tyre, për shkak të qëndrimit të dyshimtë që është mbajtur në Gjykatën e Lartë. Ata kanë tentuar t’i heqin akuzat të dënuarit me burg përjetë, Aleksandër Llanaj.
Në Gjykatën e Lartë po shqyrtohet rekursi për ngjarjen e rëndë në Vlorë, ku mbeten të vrarë tre të rinj në lokal Ador, në vitin 2015. Prokuroria e Vlorës dhe ajo e Apelit kanë gjetur mbështetjen e Gjykatës, duke dënuar me burgim të përjetshëm, autorin Llanaj dhe nga 35 vite burg dy personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Por avokatët e autorëve kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Gjatë shqyrtimit të rekursit, prokurori i çështjes, Artur Selmani, jo vetëm që nuk ka mbështetur qëndrimet e mëparshme të Prokurorisë, por ai ka kërkuar pushimin e akuzave shumë të rënda, për të cilët të pandehurit ishin dënuar maksimalisht në dy shkallët e gjyqësorit në Vlorë. Për këtë qëndrim të dyshimtë, prokurori Selmani pretendon se e ka diskutuar me drejtoren e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça.
Prokurori i Përgjithshëm, i vënë në dijeni për situatën ka urdhëruar menjëherë pezullimin e tij dhe të drejtorit, Alma Muça, si edhe ka urdhëruar nisjen e hetimit për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve dhe prokurorëve….” Dhe “Shpërdorim detyre”, me qëllim për të zbuluar shkaqet e këtij qëndrimi.
Gjithashtu, pjesë e penalizimit administrativ dhe hetimit penal janë edhe ndihmësit gjyqësorë, të cilët kanë përgatitur relacionin për prokurorin.
Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë që ndodhi në lokal “Ador”, lagjia  “Çole” në Vlorë. Aleksandër Llanaj është autori i vrasjes së 3-fishtë, i dënuar në shkallën e parë me burg përjetë. Ndërsa ndihmësit e tij Ani Begaj dhe Bertil Alliaj u dënuan në mungesë me nga 35 vjet burg secili. Gjatë një konflikti me armë, të ndodhur më 7 Prill 2015 mbetën të vrarë 29-vjeçari Haki Rakipi, 28-vjeçari Alfred Velaj si dhe Albi Limaj, 28 vjeç.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes dy grupeve për një femër. Të gjithë personat e përfshirë në vrasje ishin të njohur për policinë, ndërsa tre viktimat ishin me precedentë penalë në Shqipëri dhe në Spanjë për prostitucion.

Exit mobile version