Kualifikim drithërues i Anderlehtit

Olimpiakosi i Pireut falë eksperiencës në kompeticionet europiane fitoi 0-3 në fushën e Osmanlisporit, duke u kualifikuar në fazën e 1/8-ve të Europa League, pasi takimi i parë u luajtur në Athinë kishte përfunduar 0-0.
Të gjitha golat e kësaj sfidë u shënuan në pjesën e dytë, ku fillimisht realizoi Ansarifad, ndërsa goditjen përfundimtare skuadrës turke ia dha Elyounoussi e më pas sërish Ansarifad për të cilin ishte i dyti.
Roma u kursye në takimin e “Olimpicos” ndaj Villa Realit, pasi e kishte siguruar praktikisht kualifikimin me suksesin e thellë 0-4 në “El Madrigal”. Verdhekuqtë e Spallettit u mposhtën 0-1 me gol të Borres, që në minutën e 16-të, ndërsa Rudigger i la vendasit me një lojtar më pak në minutën e 81-të.
Ajaksi i Amsterdamit vuajti jo pak përballë Legias së Varshavës, megjithatë avancoi më tej, pasi triumfoi 1-0 me ekipin polak me gol të Viergever, teksa përballja e parë kishte përfunduar pa gola.
Kualifikim drithëres i Anderlehtit ndaj Shën Petersburgut, kundërshtar që javë më parë e kishte mundur 2-0. Deri në minutën e 90 rusët kryesonin 3-0 me dygolësh të Guilianos dhe rrjetën e Dzyubas, por pikërisht në limitet e kohës së rregullt, Thelin befasoi vendasit me golin që mori vlerë dyfish, pasi u shënua në fushën kundërshtare.
Beshiktashi e pati të lehtë kualifikimin ndaj izraelitëve të Beer Shevas, të cilën në ndeshjen e parë e kishte mundur 1-3, teksa në “Vodafone Arena” të Stambollit kryesuesja e kampionatit turk fitoi 2-1. Për vendasit, shënoi që në minutën e 17 Aboubakar, ndërsa goli i barazimit mban firmën e Nwakaeme në të 64-ën. Gjithsesi, tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Tosun shuajti shpresat e Beer Shevas për një përmbysje të mundshme “in extremis”.