Heroi i Gramshit që shpëtoi banorët nga zjarri, viktimë e nepotizmit

Njeriu që shpëtoi dhjetëra jetë njerëzish nga zjarri në një pallat në Gramsh ka qenë punonjës i zjarrfikëses, por është pushuar nga punam sepse drejtori emëroi në vend të tij një njeri të afërt. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-Kryeministri Berisha, i cili në një postim në Facebook shkruan se, heroi i Gramshit ka qenë viktimë e nepotizmit. “Heroi i Gramshit, viktimë e nepotizmit dhe korrupsionit. Lexojeni vet!”, shkruan Berisha
Dy ditë më parë një pallat katër katësh mori flakë, duke shkrumbuar të paktën 15 banesa në Gramsh. Për fat të mirë, atë natë nuk u regjistrua asnjë viktimë por kjo, falë një njeriu që meriton padyshim të cilësohet si hero.
Është fjala për Alban Çonikun, i cili me shpejtësi shkoi në vendin e ngjarjes dhe u përlesh me flakët, ndërsa rrezikoi edhe jetën e tij kur hoqi një nga një bombulat e gazit. Por e dini se kush është Alban Çoniku? Të gjithë e njohin si “Ban Kuqoja”, një ish-zjarrfikës, i pushuar nga puna për shkak se shefi i zjarrfikësave solli në vend të tij, një mik.
“Do të duhet kohë që ne të harrojmë atë ngjarje të rëndë të mbrëmjes së 20 shkurtit, ku një pallat tre katësh u përfshi nga flakët këtu në Gramsh”, shprehen banorët.
Ban Kuqoja, ndonëse prej një viti i pushuar nga puna, nuk priti dhe ngriti me shpejtësi autoshkallën, ndërkohë që ish-kolegët e tij s’e bënin dot.
Gramshiotët thonë se, zjarrfikësin trim e thirri ndërgjegja e tij dhe vetëdija qytetare në një kohë, që bashkëqytetarët ishin në rrezik. Prej dy ditësh tashmë i gjithë Gramshi flet për heroizmin e ish-zjarrfikësit që meriton pafund mirënjohje”!