Ballina Sport Fenerbahçe merr derbin me Olimpiakosin

Fenerbahçe merr derbin me Olimpiakosin

CSKA e Mokës shfrytëzoi nisjen e gabuar të Maccabit të Telavivit për të siguruar fitoren e 17-të në sezonin e rregullt të Euroligës së Basketbollit. 93–81 përfundoi sfida e zhvilluar në kryeqytetin rus, rezultat që minimizon shanset e skuadrës izraelite për t’u renditur në zonën play off. Gjatë pjesës së parë vendasit krijuan një distancë të thellë prej 19 pikësh, që rezultoi e pamundur për t’u përmbysur në dy periodat e fundit nga Maccabi. I papërmbajtshëm De Colo, i cili realizoi 29 pikë për CSKA-në, ndërsa për Maccabin më i miri rezultoi Landesberg me 19 pikë.
Në “Ulker Sports Arena” të Stambollit Fenerbahçe triumfoi me tri pikë diferencë, 67–64 ndaj Olimpiakosit në derbin e Ballkanit, falë paraqitjes së shkëlqyer të Bogdanovic, i cili shënoi në total 27 pikë, ndërsa italiani Datome shtoi edhe 17 pikë të tjera për vendasit. Në fillim të periodës së fundit Olimpiakosi ishte deri 10 pikë avantazh, por dështoi ta shfrytëzonte këtë epërsi, duke mos e përballuar trysninë e rreth 12 500 tifozëve vendas.
Crvena Zvezda tregoi maturi ndaj skuadrës më të dobët të Euroligës së Basketbollit, Gallatasaray-t. 77–58 përfundoi takimi i luajtur në “Pionir Hall” të Beogradit, me vendasit që imponuan ritmin që në periodën e dytë, me pjesën e parë, e cila u mbyll me 19 pikë diferencë. Për Gallatasaray-n po rezulton një sezon për t’u harruar, me plot 16 humbje nga 23 takime gjithsej.
Vijon forma e dobët e Olimpias së Milanos, që u dorëzua 78-83 në “Mediolanun Forum” ndaj Barcelonës. Tomic e Koponen, që shënuan respektivisht 19 dhe 17 pikë, udhëhoqën “blaugranat” drejt fitores së 9 sezonale, megjithatë zona play off mbetet ende larg për ta. Skuadra italiane praktikisht nuk ka më shanse për të rikuperuar 6 vende në klasifikimin e përgjithshëm.

Exit mobile version