Milani kriset me Donarumën

“Sino Europe Sport” mund të përballet menjëherë me vështirësitë që sjell drejtimi i një klubi futbolli. Sipas “Corriere dello Sport”, Xhanluixhi Donaruma pritet që të vështirësojë shumë punët për konsorciumin kinez, i cili pritet që të marrë kontrollin e klubit më 3 mars.
Në këtë histori, duhet thënë se problemi më i madh për kinezët ka një identitet. Flasim për Mino Raiolën, menaxherin italoholandez, i cili do që klienti i tij të fitojë miliona që në hapat e para të karrierës së re.
Sipas të përditshmes italiane, Mino Raiola u ka kërkuar drejtuesve të rinj të Milanit një pagë të lartë vjetore për klientin e tij. Thuhet se menaxheri përveçse do që të njihet me projektin e “SES”-it pretendon që këta të fundit t’i ofrojnë Donarumës një kontratë 5-vjeçare me pagë vjetore një shifër që të jetë diku tek 4.5-5 milionë eurot.
Kjo kërkesë është konsideruar si shumë e lartë nga administratori i ardhshëm i deleguar i Milanit, Marko Fasone. Klubi do që t’i ofrojë 17-vjeçarit një kontratë që i lejon të fitojë 2 milionë euro në sezon.
Raiola do që Donaruma të bëhet U-21 më i paguar i historisë së Serisë A italiane. Menaxheri po punon që të peshojë në ar Donarumën. Ai i bën presion Milanit se, nëse nuk përmbush kushtet e vendosura mund ta transferojë Donarumën në një tjetër ekip, pasi ofertat nuk i mungojnë.
Gianluigi Buffon e tregoi edhe një herë madhështinë që ka, duke e ruajtur portën pa pësuar gol në ndeshje kundër Portos mbrëmë në Ligë të Kampionëve. Juventus fitoi 2-0, pasi Alex Telles i Portos u ndëshkua me karton të kuq pas vetëm 27 minutave lojë, duke e lënë skuadrën me një lojtar më pak për shumicën e ndeshjes, transmeton Express.
Portieri italian që i ka mbrojtur ngjyrat e kombëtares italiane plot 167 herë njihet për ruajtjen e portës pa pësuar gola në shumë ndeshje gjatë karrierës së tij, duke e mbajtur rekordin për më së shumti minuta pa pësuar gol në Serinë A, më së shumti lojë të njëpasnjëshme pa pësuar gol, më së shumti ndeshje pa pësuar gol në një sezon dhe më së shumti ndeshje pa pësuar gol në përgjithësi.