Ballina Politikë Denoncimi: Ligji për Arsimin e Lartë, një skemë vjedhje

Denoncimi: Ligji për Arsimin e Lartë, një skemë vjedhje

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një takim me të rinjtë dhe studentët në “çadrën e lirisë” tha se forca e vullnetit qytetar do të imponojë një qeveri që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Basha tha se është gati të marrë përgjegjësinë për studentët sapo të vijë në pushtet, duke anuluar Ligjin e Arsimit të Lartë.
“Modeli që i është ofruar studentëve shqiptarë duhet të shembet nga themelet. Bashkëjetesa e krimit me politikën, çuarja e kriminelëve në Parlament në krye të institucioneve ka shkatërruar moralin dhe politikën.
Krimi po shkatërron Shqipërinë. Krimi e ka kthyer Shqipërinë në një hambar droge. Kjo duhet të marrë fund, për të hedhur themelet e një shteti të ri.
Që të ndodhë kjo duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Krimi dikton nga mëngjesi deri në darkë. Ekonomia është në krizë, sepse krimi vjedh taksat e shqiptarëve. Që krimi të ndahet nga krimi, ne na duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Çelsi për zgjedhje të lira dhe të ndershme është një qeveri dhe një kryeministër që nuk kontrollohen nga krimi. Prandaj, jemi këtu dhe do të jemi derisa të imponojmë me forcën e vullnetit qytetar një qeveri dhe një kryeministër që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi këtu jo për të protestuar, por edhe për të parë nga e nesërmja. Rinia shqiptare ka marrë në dorë fatet e protestës dhe do të marrë në dorë fatet e Shqipërisë nesër.
Ne jemi gati të marrim përsipër ato që na takojnë për rininë dhe studentët, duke nisur me Ligjin për Arsimin e Lartë. Një ligj i konceptuar si një skemë vjedhje dhe shpërdorimi, si një skemë që ju varfëron ju dhe pasuron një grusht njerëzish, duke përfshirë ministren e Arsimit, e cila na erdhi si ministre me apartament dhe tani na ngryset dhe gdhihet në vila milionashe. Kjo do të marrë fund që orën e parë të qeverisë së re dhe europiane që do të zgjidhni me votën tuaj.
Filialet e universiteteve publike që janë gostitur nga kjo qeveri do të rihapen dhe do të financohen me fondet e taksapaguesve shqiptarë”, tha Basha.

Exit mobile version