Bankers Petrolium, një histori me Soros dhe korrupsion qeveritar!

Bankers Petrolium është kompania që prej gati 12 vjetësh operon në fushën e nxjerrjes së naftës në Patoz Marinzë. Kohët e fundit u përfol për një shitje tek kompania kineze Geo Jade, për një shumë prej 557 milionë eurosh. Në fakt ende nuk dihet, pasi u përfol që kompania kineze do e mbyllte marrëveshjen në fund të shtatorit të këtij viti, por sërish dyshimet mbeten. Përse një kompani, e cila fiton rreth 467 milionë dollarë në vit nga nxjerrja dhe përpunimi i naftës së Fierit sipas të dhënave të vitit 2013 të shesë për një shumë të tillë biznesin e saj?! Në shkurt të vitit të shkuar, Rama ishte vetë në Zharrëz, ku premtoi se kompania e re do të mendonte për banorët e Zharrës dhe do të kujdesej për dëmshpërblimin e tyre. Por që nga ajo kohë, ka kaluar thuajse një vit dhe Rama nuk është dukur më në Zharrëz. Dyshimet janë se prapa marrëveshjes për shitjen e Bankers Petrolium qëndron spekulanti Xhorxh Sorros që thuhet, se ka 20 për qind të aksioneve. Kjo bëhet dhe më e besueshme po të kemi parasysh se prodhimin në masën 65% të saj, kompania në bazë të një marrëveshjeje do ja shesë një kompanie të regjistruar në Ishujt Virgin, e cila ka marrë në përdorim kompaninë ARMO, e cila operon në këtë zonë me rafineritë e naftës së Fierit dhe Ballshit. Është kjo kompani, e cila ka ekskluzivitetin për përpunimin e naftës kryesisht për eksport dhe një pjesë për tregun vendas. Në kohën e marrjes nga kompania në fjalë, pas së cilës fshihet një klient i Ramës, ARMO kishte më shumë se 500 milionë dollarë borxhe, ku 300 milionë prej tyre ishin kredi të marra në banka, ndërsa pjesa tjetër taksa të papaguara dhe detyrime të tjera. Kontrata është bërë me kusht që në tremujorin e katërt të vitit 2016, kompania të intensifikojë më shumë nxjerrjen e naftës, intensifikim i cili po bëhet me kosto të lartë për banorët.