Qeveria miraton ndërtimin e Parkut Industrial në Viti

Qeveria tashmë ka çertifikuar Zonën Ekonomike të Vitisë, e cila lidh 5 komunat e rajonit të lindjes dhe shtrihet përgjatë magjistrales Ferizaj-Gjilan në fshatin Budrig.
Nënshkrimi i çertifikimit të kësaj zone u bë nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, pas procedurave të kërkuara para këtij çertifikimi. Në vendimin e lëshuar për këtë zonë thuhet se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë jep pëlqimin e themelimit të Zonës Ekonomike, respektivisht Parkut Industrial në Budrigë, Komuna e Vitisë, duke u bazuar në faktin se kriteret e parapara me legjislacionin në fuqi, janë plotësuar.