Milionat i humba me femra, baste e alkool

Bildnummer: 00395236 Datum: 15.09.2001 Copyright: imago/Contrast Fabian Alberto O Neill (Juve) - Dribbling; O Neill, Vneg, quer, Freisteller, dribbeln, Ball Serie A 2001/2002, 1. Italienische Liga, Juventus Turin Turin Stadio Delle Alpi Dynamik, Fußball Herren Mannschaft Italien Einzelbild Aktion Personen

Nga idhull i Zidanit te barist. Kjo është parabola më e çuditshme e jetës së Fabian O’Nil, ish-futbollisti uruguaian, i cili në Itali çmendi të gjithë me magjitë e tij me topin me fanellat e Kaljarit, Peruxhias dhe Juventusit. Asokohe edhe Zizu do ta quante si një nga futbollistët më të talentuar që mund të kishte parë ndonjëherë.
Por ky talent u dogj shumë shpejt, si dhe milionat e fituara me topin në fushën e blertë janë veçse një kujtim i largët. Ndoshta edhe një burim anekdotash që rrëfejnë klientët e tij në lokalin “La Nueva Lata” në Montevideo, ku edhe ai kalon ditët e tij.
“Në mëngjes vij këtu për të ndihmuar Zhanetën, pronaren, e cila është vajza e një mikut tim”. Por njerëzit do të befasoheshin kur të mësonin se atyre u shërbente dikush që, në karrierën e tij futbollistike, kishte fituar 14 milionë dollarë dhe tani jeton në shtëpinë e vjehrrës me bashkëshorten dhe djalin e tyre, i cili është 14 vjeç dhe luan me skuadrën e të rinjve të Nacional.
“Unë jam i lumtur dhe nuk më bezdis fare fakti që jam i varfër. Më mjafton që të kem për t’u ushqyer dhe diçka për të bërë jetën më të mirë fëmijëve të mi (ka edhe një vajzë, Marina nga martesat e mëparshme). E vërteta është që mua nuk më pëlqen shumë të punoj. Dua shumë të bëj zbuluesin e talenteve. Të paktën nuk do të jem i detyruar të rri i veshur me kostum dhe kravatë apo i mbyllur në një zyrë. Realisht vetëm vetes i kam bërë keq. Kështu më bëri jeta rebel dhe krenar. Madje, as femrat nuk arritën të më ndryshonin, edhe pse kam provuar shumë”, u shpreh ai.
Por jo vetëm femrat, pasi veset e tij kanë qenë po ashtu alkooli dhe bastet. “Kuajt e ngadaltë dhe femrat e shpejta më kanë shkatërruar, shprehet mes humorit 43-vjeçari. Megjithatë, tani që jam i varfër, kam gjetur miq të rinj, disa, por të vërtetë. Ndonjëherë kanë ata lekë për t’u ushqyer, ndonjëherë unë”.
Pavarësisht nga çdo gjë, O’Nil nuk ndien keqardhje: “A mund të kishte qenë karriera ime më e mirë nëse skuadrat në të cilat unë kam luajtur do të më ndihmonim? Jo, sepse unë nuk doja asnjë ndihmë, asnjë psikolog. Faji ishte i imi vetëm”.