Fuqia e protestës, e papërmbajtshme

– Opozita paralajmëroi një stinë protestash, tani janë në shesh, një bashkudhëheqës i kësaj proteste është dhe zoti Berisha. Keni treguar entuziazëm sa herë hyni në tendë…
Mbështetës i tyre, jo bashkudhëheqës. Njeriu që e thirri protestën dhe që e inicioi është Lulzim Basha.

– Ilir Meta dhe Edi Rama janë duke darkuar në këto momente, çfarë komenti keni?
Ju bëftë mirë si darka e fundit e qeverisjes së tyre, populli ka nevojë tjetër, që ata të ikin.

– Keni një skenë që t’i varni shpresat e protestës tek LSI?
Absolutisht jo. Ftesa ime për Metën është keqkuptuar nga mediat, pasi ishte për të gjithë, edhe për Edi Ramën. Janë dy pushtete që i qëndrojnë karshi njëri-tjetrit. Po ju them se ajo masë atë ditë në protestë ishte gati t’i përvishej Edi Ramës, por nuk ishte ai projekti.

– Kur thoni t’i përvishemi, çfarë nënkuptoni?
A patë njeri të dhunshëm ju aty? Po them që energjia e asaj mase është nukleare, bëhet e papërmbajtshme.

– Nuk mund ta krahasojmë me 26 vite më parë…
Kjo qeveri është shndërruar në organizatë kriminale, sundojnë bandat. Kryeministri i Shqipërisë është i lidhur me 1 mijë fije me bandat më të rrezikshme.

– Ju keni akuzuar Olsi Ramën?
Një qeveri, e cila degradon shkelmon legjitimitetin e saj me bandat dhe krimin ka bërë vetëvrasje politike dhe duhet të ikë një sahat e më parë. Vëllai i tij kalon kufirin me makinën e drogës të grupit të Xibrakës, kam dokumentin e TIMS. Makinë e përshtatur për të fshehur kokainën.

– A e ka drejtësia këtë provë? A e ka Llalla?
Se çfarë ka Llalla në dosje unë nuk e di. Unë e kam në dosjen time nga denoncuesi dixhital. Po Ramën, a nuk e fotografuan me Frrokun, një ditë para se të ikte? Edhe i kërkuan vendit tjetër liroje. Po a e dini kur i kërkohet një shteti tjetër të lirojë një person, vetëm kur është në mision sekret.

– A do të ketë zgjedhje?
Po s’i mund të ketë zgjedhje. Ai i liroi bandat e kriminelët. Ku është Hakmarrja për Drejtësi sot? I liroi, bëri një marrëveshje me ta. Tani do të lirohet Aldo Bare. Mbas tij do të lirohet Zani Çaushi.

– Ju Ramën e keni kundërshtar që prej kohës kur konkurroi në krye të Bashkisë së Tiranës dhe këto akuza i keni bërë gjithë kohës. E megjithatë shqiptarët e kanë votuar. Ka fituar edhe zgjedhjet e 2013. Si e komentoni këtë?
Me Besnik Mustafajn i vodhi zgjedhjet. Me Spartak Ngjelën i vodhi. Mua nuk më kanë akuzuar kurrë për lidhje me krimin e s’do të mund të më akuzojnë kurrë. I kam shtypur gjithmonë kokën dhe nuk ndryshoj qëndrimin. Lidhjet e Ramës janë të njohura ndërkombëtarisht. Unë e dija mirë se çfarë mendonte Brukseli për Ramën. Ai duhet të tregonte nëse do t’i shkëpuste lidhjet me krimin apo do t’i vazhdonte ato. Por zotëria vazhdoi t’i afrojë.

– Kur ju ishit në qeverisje deputetët socialistë bënë një grevë pranë Kryeministrisë. Por nuk pati reagim nga ana juaj…
U shtrinë në një grevë në të cilin kishin një synim, t’u bllokonin vizat shqiptarëve.

– Ndërsa sot iu akuzojnë juve se po bllokoni vettingun…
Harruat ju xhiron e Ramës, hap kutitë që të zhbllokoj vizat. Ai ishte një krim ndaj çdo shqiptari. Por ne jemi njerëz me memorie të shkurtër. Një komb tjetër nuk do ta votonte kurrë një gjë të tillë. Por ne jemi popull i zgjuar, por dritëshkurtër. Edhe unë jam shqiptar, jam një prej tyre.

– Cili është roli juaj në këtë protestë? Pse nuk riktheheni në krye të PD?
Largimi im është pakthim në çdo lloj situate. Unë kurrë nuk i kam lëvizur vendimet e mia. Që të gjithë sot, shumica dërrmuese e shqiptarëve e kanë të qartë se Lulzim Basha është udhëheqësi i PD dhe opozitës shqiptare. Përpjekjet e propagandës shqiptare për ta paraqitur si biarki synoi dëmtimin e opozitës. Por shqiptarët e dinë mirë këtë dhe në krye të këtij revolucioni është Basha.

– Blushi e etiketoi atë si çadra e Berishës?
Blushi është i lirë të bëjë çdo lloj zgjedhje. Kaq mund t’i them unë. Etiketimet e Blushit si publicist është ok, si politikan në krye të një partie është në hapat e parë. E vlerësoj atë si publicist.

– Prezenca juaj në çadër është e madhe dhe kjo ka rënë në sy…
Prania ime në çadër nuk është e madhe. Duhet të kisha qëndruar më shumë me ta, të kaloj ndonjë natë aty, por nuk kam mundur për arsye të ndryshme. Dhe më vjen keq që nuk kam mundur ta bëj këtë. Por ata po firmosin historinë, fitoren e revolucionit demokratik, të çmontimit të sistemit të banditokracisë dhe vendosjen e sistemit të vlerave.

– 13 ditë na ndajnë nga Vettingu, pikë e rëndësishme ngritja e komisioneve…
PD i dha përgjigje përfundimtare mbrëmë këtij problemi. Përgjigjja është opozita u përjashtua nga Vettingu. Në një vend të civilizuar qëndrohet mbi marrëveshje. Më 21 korrik kur çështja e reformës shkoi në lartësitë më të mëdha të botës, deri tek Angela Merkel, çfarë iu tha shqiptarëve: Kompromisi u arrit dhe do të ketë marrëveshje ndërkombëtare siç kërkoi Komisioni Europian dhe ne i pranuam dhe 7 ligjet do të miratohen me konsensus. Akti i parë që bëri Rama dhe Meta, shkelmuan marrëveshjen dhe përjashtuan opozitën. Përgjegjësinë absolute e kanë ata që përjashtuan opozitën, me qëllimin që t’i japin Edi Ramës drejtësinë në kthetrat e tij. Por opozita s’do të mbrojë drejtësinë e korruptuar të një kryeministri legen, që ka vendosur dy guvernatorë që drejtojnë vendin. Kurrë nuk mund të ketë mandat nga Presidenti i SHBA-së Lu-ja që të kërkojë ndërprerjen e hetimit. Ka pasur duel me prokurorin. Ambasadori deklaroi ndalimin me vizë. Këtu jam dakord. Ai akuzoi prokurorin se ka bllokuar reformën, por pengesën kryesore e ka sjellë Rama. Nuk di se si një prokuror të bllokojë reformën, se ai nuk ka iniciativë legjislative.

– Të ishit ju çfarë do të bënit me këta ambasadorë?
Kur kam qenë nuk ka ndodhur kjo që po ndodh sot dhe s’mund të ndodhte. Transparenca është për të gjithë. Zonja që kur erdhi dihej që ishte lidhje e ngushtë e kësaj qeverie.

– Nga cila anë?
Sorosi, një nga mafiozët me lidhje më të rrezikshme në Ballkan. Edhe reforma është e tëra në funksion, kryekëput të këtyre lidhjeve.

– Kur thoni lidhje e ngushtë me qeverinë ma shpjegoni?
E keni dëgjuar ndonjëherë fjalën kanabis nga kjo ambasadore? Kjo e ka treguar veten totalisht të njëanshme.

– A nuk është pak ironike se thatë është revolucion demokratik për ndryshim sistemi… Ju më ‘90 kishit në krah ambasadorin amerikan sot e keni kundër?
Nuk besoj se e kam kundër. Axhendë të tmerrshme me qeverinë ka Vlahutin, ambasadori amerikan ka mbajtur qëndrime të mira në shumë raste, por akuzat e prokurorit duhet të saktësohen. Vilë në këtë vend me mbi 4 mijë metra katrorë nuk ekziston në Shqipëri. Nëse duan të thonë se kur abuzojmë ne nuk është shpërdorim, vetëm kur e bëjnë shqiptarët është abuzim i bëj thirrje Komisionit Europian të hetohet kjo aferë me transparencë.

– Si i komentoni qëndrimet e ambasadorëve?
Ka patur një herë një tendencë përveç asaj. Është thirrur ambasadori Lu në prani të eprorit të tij dhe i është thënë mos guxo më të bësh një veprim të tillë. Sepse shtetet e tjera nuk pranojnë ca gjëra. Janë këtu për të ndërtuar ligjin dhe shtetin ligjor. Kurse zonja Vlahutin është e njohur universalisht si një mbështetëse pa kushte e qeverisë shqiptare. Dhe këtë e kam denoncuar në mënyrë të vazhdueshme publikisht. Por i kam denoncuar edhe privatisht tek miqtë e mi. Sa ulet të flasë, fillon të kundërshtojë opozitën.

– A do të hyjë opozita në zgjedhje?
Sipas meje opozita me çdo kusht duhet të hyjë në zgjedhje, duhet të garantojë votën e lirë. Vullnetit të qytetarëve, të misionarëve, nuk i reziston dot njeri. Qytetarët në aksion janë absolutisht të pathyeshëm.
Unë i them Ramës: Përpiqu të kuptosh situatën, sepse je njeriu që në 4 vite të rëndojnë mbi kurriz si damkë e zezë 40 mashtrime të programit elektoral. Ka vetëm një premtim të mbajtur, dhe kjo është heqja e TVSH të ilaçeve. Por edhe pse është hequr TVSH ilaçet janë edhe sot të shtrenjta. Por premtimet e tjera të mbajtura janë zero. Një njeri që ka ndërgjegje largohet, sepse nuk mbajti dot ato që premtoi. Është hera e parë që Shqipëria quhet Kolumbi e Europës, nën drejtimin e Ramës. Kurrë Shqipëria nuk është quajtur banditistan.

– Sa i takon kërkesës për qeveri teknike a mendoni se krijoni një precedent që disa muaj para zgjedhjeve, çdo parti të kërkojë qeveri teknike?
Ju garantoj se situata me mediat, po të heqësh portalet, është e njëjtë me vitet para pluralizmit në Shqipëri.

Takimi me  Xhorxh Sorrosin!

Sali Berisha është shprehur në emisionin “Studio e Hapur” se në periudhën kur ishte Kryeministër i Shqipërisë, nuk e ka përfillur miliarderin George Soros.
Sipas Berishës, Soros është rrezik për shtetet ish-komuniste, botën dhe demokracinë dhe nëpërmjet Kryeministrit Rama ai ka ndërhyrë në punët e brendshme të Shqipërisë sipas interesave të tij.
Pasi analistët e ftuar në studio i kujtuan se kur ishte Kryeministër fliste ndryshe përXhorxh Soros, Berisha tha se nuk e ka përfillur miliarderin. Ish-Kryeministri është shprehur se e ka takuar Sorosin, por nuk ka dashur të dalënë media bashkë me të.

Olsi Rama ka rrahur zëdhënësen e FSHF

Ish-kryeministri Berisha, hodhi akuza të rënda ndaj vëllait të kryeministrit Rama, ndërsa intervistohej nga gazetarja Eni Vasili në emisionin “Studio e Hapur” në “News24”. Berisha tha se Olsi Rama ka rrahur Jona Dervishin, zëdhënësen e FSHF-së te Liqeni Artificial. Sipas tij ai e ka dhunuar keqas dhe i ka marrë me dhunë telefonin. “Ka rrahur zëdhënësen e FSHF, si e qujanë, Jona, Jona, Jona Dervishin. Dhe pasi e ka rrahur i ka marrë edhe telefonin”, tha Berisha. Ai tha se ka prova që Olsi Rama ka kaluar kokainë me automjetin e tij në Shqipëri. Sipas tij, fototja është edhe në Prokurori.

Kontributi në protestë dhe rikthimi!

Gjatë emisionit “Studio e Hapur”, ish-kreu i demokratëve Sali Berisha u pyet për rolin e tij në këtë protestë dhe pse nuk rikthehet në krye të PD. “Largimi im është pa kthim në çdo lloj situate. Unë kurrë nuk i kam lëvizur vendimet e mia. Që të gjithë sot, shumica dërrmuese e shqiptarëve e kanë të qartë se Lulzim Basha është udhëheqësi i PD dhe opozitës shqiptare. Përpjekjet e propagandës shqiptare për ta paraqitur si biarki synoi dëmtimin e opozitës. Por shqiptarët e dinë mirë këtë, dhe në krye të këtij revolucioni është Basha”, tha Berisha.
Prezenca juaj në çadër është e madhe, dhe kjo ka rënë në sy…
“Prania ime në çadër nuk është e madhe. Duhet të kisha qëndruar më shumë me ta, të kalojë ndonjë natë aty, por nuk kam mundur për arsye të ndryshme. Dhe më vjen keq që nuk kam mundur ta bëj këtë. Por ata po firmosin historinë, fitoren e revolucionit demokratik, të çmontimit të sistemit të banditokracisë, dhe vendosjen e sistemit të vlerave”, tha ai.