Bumçi: BE thotë 100% qëndrimin e PD

Deputeti i PD, Aldro Bumçi në një prononcim mediatik tha dje se ajo që thotë PD është 100% qëndrimi i PD, zgjedhje të lira dhe luftë krimit dhe drogës. “Çfarë thotë BE është 100% qëndrimi i PD, çfarë i tha në dhjetor kur nuk i hapën negiociatat. I thanë Ramës lufto drogën dhe bëj zgjedhje të lira. Rezoluta e miratuar thotë që të luftohet droga, të zbatohet dekriminalizimi dhe të bëhen zgjedhje të lira. Këtë themi dhe ne. Ky njeri qe solli këto fenomen si mund të bëjë një gjë të tillë. Ky njeri është shkaku i këtyre fenmeneve. Largimi i tij përmbush atë që kërkon BE. Zgjedhje do ketë, por me qeveri teknike. Kush mendon se ka kjo qeveri ka qeverisur mirë le ta votojë, të tjerët të votojnë opozitën.