Ballina Politikë Komisioni i Vettingut, 11 kandidatë të Avokatit të Popullit me probleme

Komisioni i Vettingut, 11 kandidatë të Avokatit të Popullit me probleme

Juristët kanë dyshime se jo të gjithë kandidatët në listën e publikuar nga Avokati i Popullit për institucionet e Vettingut, i plotësojnë kushtet ligjore. Janë të paktën 11 emra që kanë probleme, që nuk i plotësojnë kriteret e vendosura në ligjin për Reformën në Drejtësi. SYRI.net ka siguruar edhe listën me 11 emrat e kandidatëve për Komisionin e Vettingut, të cilët nuk i plotësojnë kriteret, sepse ose janë të dënuar, ose në konflikte interesi. Mes emrave është ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj dhe ish-prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, ose anëtari i KLD-së, Sokol Çomo.  Pjesë e kandidaturave janë edhe disa kandidatë që janë shkolluar dhe deklarojnë të ketë punuar jashtë Shqipërisë. Askush nuk e di se çfarë pune kanë bërë në vendet nga vijnë dhe cila është e shkuara e tyre nga pikëpamja e integritetit. Është për t’u përmendur fakti se vërtet  disa prej personave të listës se mësipërme mund të jenë shpallur të pafajshëm nga Gjykata, por vettingu do bëhet ndaj atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë gjykuar këto persona. Në këtë rast, këta vijnë si kulmi i konfliktit të interesit, sepse në thelb ata duan të marrin hak dhe jo të pastrojnë drejtësinë nga të papërshtatshmit, siç kërkon ligji për vetting dhe Kushtetuta. Nuk po fusim këtu kriterin e njohjes së gjuhës angleze si kriter ligjor, pasi thuajse asnjë kandidat nuk i plotëson njohuritë e gjuhës angleze.
Neni 6, gërma d e Ligjit për Rivlerësimin
d) ndaj tij të mos ketë nisur një hetim penal, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi, për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, ose të mos ketë qenë subjekt i ndalimeve të parashikuara në ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Exit mobile version