Bekenbauer, pagesa të paligjshme nga FIFA

Franc Bekenbauer është bërë pjesë e një tjetër afere korruptive. Pas pagesave të dyshimta prej 10 milionë franka zvicerane për organizimin e Botërorit 2006, “Kajzeri” bavarez ka përfituar honorare ilegale edhe si këshillues i Afrikës së Jugut për organizimin e Botërorit 2010.
FIFA ka derdhur paratë në një firmë në parajsën fiskale, në Gjibraltar, të cilat u tërhoqën nga tre përfituesit gjermanë. Sipas informacioneve të “Bild”, Federata e Afrikës së Jugut një vit pas zyrtarizimit të organizimit të Botërorit 2010 nuk kishte mundësi financiare të paguante punët e Bekenbauerit. FIFA mori përsipër pagesën në formë kredie dhe derdhi 1.7 milionë euro në llogari të tre gjermanëve, Bekenbauerit, Andreas Abold, si dhe të besuarit Fedor Radman.