Zjarr në një apartament, rrezikohet i gjithë pallati

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e djeshme në një apartament në qytetin e Gramshit. Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka rënë në një apartament pranë komisariatit të policisë dhe dyshohet se ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.
Kryetarja e Bashkisë, Luljeta Dollani thotë se, rrezikohen edhe 18 apartamente të tjera nga flakët e mëdha. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe një zjarrfikëse nga Elbasani për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nuk raportohet për të lënduar, pasi banorët janë evakuuar në kohë.