Morata drejt largimit nga Reali

E ardhmja e Alvaro Moratas është larg Realit të Madridit. Sulmuesi i klubit “Los Blancos” nuk shihet si titullar nga ana e teknikut Zinedine Zidan, kjo për shkak se versioni më i mirë i sulmuesit tjetër Karim Benzema, është rikthyer dhe jep më shumë siguri në repartin e avancuar, duke ia komplikuar edhe më shumë jetën 24-vjeçarit. Morata u rikthye në Madrid sezonin e kaluar, pas paraqitjeve shumë të mira që bëri me skuadrën e Juventusit, nisur nga ky fakt drejtuesit e klubit vendosën të ushtronin të drejtën e riblerjes së kartonit të tij. Transferimi u favorizua për shkak të marrëveshjes që kishin palët. Spanjolli numëron 28 paraqitje dhe ka  realizuar 11 gola, por pavarësisht kësaj ai ende nuk po arrin dot ta largojë nga vetja etiketën e zëvendësuesit. Rikthimi i Gareth Bale ia zvogëlon edhe më shumë hapësirat Moratas, situatë e papranueshme kjo për 24-vjeçarin, i cili kërkon të ketë më shumë minuta në dispozicion. Kjo kërkesë duket se në radhët e Realit të Madridit nuk i realizohet, si pasojë në merakton e verës vetë spanjolli ndoshta do të kërkojë largimin. Të gjitha gjasat janë që ai sezonin e ardhshëm të veshë një fanellë tjetër dhe kandidaturat nuk mungojnë. Juventus, Paris Saint Germanin, Chelsea dhe Arsenal janë të gatshëm të paraqesin ofertën e tyre për të siguruar shërbimet e bomberit iberik.