Reali mposht Espanjolin dhe rifiton Gareth Bale

Reali i Madridit ka arritur të mposhtë me rezultatin 2-0 në shtëpi skuadrën e Espanjolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të La Ligës. Pas fitores ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve, madrilenët e drejtuar nga Zinedin Zidan konfirmuan edhe në kampionat se po kalojnë një formë mjaft të mirë.
Alvaro Morata shënoi golin e parë në minutën e 33-të, ndërkohë që Garet Bejl vulosi fitoren duke realizuar në minutën e 83-të. Një kthim mjaft pozitiv për uellsianin pas dëmtimit që e la jashtë fushave për një kohë të gjatë. Ndërkohë në minutën e 27 Kristiano Ronaldo “poshtëroi” mbrojtësin kundërshtar David Lopez, duke i kaluar topin mes këmbëve me një lëvizje fantastike.
Pas kësaj fitoreje, Reali i Madridit vazhdon të udhëheqë kampionatin me 52 pikë të grumbulluara në 21 ndeshje të zhvilluara.
Gareth Bale u rikthye me gol te Reali i Madridit, duke shënuar në të 83-tën për los blancos që mundën 2-0 Espanyolin, duke ruajtur dhe vendin e parë në klasifikim. Uellsiani që mungonte prej një periudhë të gjatë tregoi se, pavarësisht qëndrimit jashtë fushe nuk e ka humbur ritmin dhe nuhatjen e golit. Ndaj katalanasve, skuadra e Zidane nuk është se bëri një ndeshje spektakolare por mori atë për të cilën kishte nevojë fitoren. Në pjesën e parë ishte Morata që zhbllokoi sfidën për madrilenët në të 33-ën.
Në pjesën e dytë pikërisht Morata i la stafetën pikërisht Bale në të 71-ën, me uellsianin që i rikthyer pas 88 ditësh mundi të dërgonte topin në rrjetë, duke vulosur rezultatin përfundimtar.