Cerezo përsërit: Griezmann, i lumtur te Atl. Madrid

Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo foli sërish për të ardhmen e Antoine Griezmann. Edhe pse numri një i klubit spanjoll ka deklaruar disa herë se sulmuesi francez nuk do të largohet nga “Vicente Calderon”, klubet e Premier League insistojnë për të marrë shërbimet e tij dhe janë të gatshëm të paguajnë deri në 100 mln euro. Gjithsesi Cerezo nuk tundohet aspak, me 68-vjeçarin që theksoi edhe një herë se Griezmann ndihet shumë mirë dhe Madridi është shtëpia e tij.