B. Leverkusen mendon për Martin Schmidt

Edhe pse fitorja 3-0 në fundjavë kundër Eintracht Frankfurt duket se ka rikthyer pak qetësinë te Bayer Leverkusen, e ardhmja e Roger Schmidt nuk është ende e sigurtë. Në fakt mediat gjermane raportojnë se në shtëpinë e “Asprinave” kanë nisur të mendojnë për pasuesin e trajnerit dhe emri më i përfolur është ai i teknikut aktual të Mainz, Martin Schmidt. Megjithatë në listë përfshihet edhe Julian Nagelsmann i Hoffenheim, si dhe Sandro Schwarz që drejton ekipin e 23-vjeçarëve të Mainz.