Diego Costa, akord 75 milionë euro

Diego Costa nuk do të transferohet në Superligën kineze. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, sulmuesi i përfaqësueses spanjolle ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e Chelseat për rinovimin e kontratës edhe për 5 vite të tjera. Gjithnjë sipas “The Sun”, akordi mes palëve për zgjatjen e bashkëpunimit flet për një shifër totale prej 67 milionë eurosh, shifër së cilës do t’i shtohen edhe 8 milionë euro të tjera në formën e bonuseve, që do të jepen në rast të arritjeve të objektivave.
Kjo do të thotë se, Diego Costa do të përfitojë me kontratën e re plot 15 milionë euro në sezon. Lajmi për arritjen e marrëveshjes mes Diego Costës dhe Chelseat i shuan përfundimisht shpresat e skuadrës Tianjin, që prej kohësh e kishte vënë në shënjestër sulmuesin 28-vjeçar të “bluve” të Londrës, duke i ofruar 35 milionë euro në sezon.