Capello: Napoli do ta shpartallojë mbrojtjen e Realit

Ish-trajneri i Real Madridit, Fabio Capello, beson se nëse ekipi i Zinedine Zidane paraqitet ndaj Napolit ashtu si ndaj Osasunës, mund ta pësojë keq në “Santiago Bernabeu”, shkruan “AS”. “Nëse Real Madridi e bën të njëjtin gabim si ndaj Osasunes, atëherë Mertens dhe Napoli do të dalin në shanse të pastra çdo herë”, tha Capello.
“Me mënyrën se si vrapon, Mertens do e shfaqë vetveten praktikisht një kundër një ndaj Keylor Navas në çdo rast që i jepet. Në ndeshjen ndaj Osasunës, Sergio Ramos ishte inekzistent”, deklaroi Capello.