Ajeti, me dy fytyra ndaj Peskarës

Foto Fabio Ferrari - LaPresse 12/02/2017 Torino ( Italia ) Sport Torino Fc vs Pescara - Campionato italiano di calcio Serie A TIM 2016/2017 - Stadio Olimpico Grande Torino. Nella foto Arlind Ajeti (Torino Fc) esulta dopo rete 2-0 photo Fabio Ferrari / LaPresse February 12, 2017 Turin ( Italy ) Sport Torino Fc vs Pescara - Italian Football Championship League A TIM 2016/2017 - Stadium "Olimpico Grande Torino". In the pic: Arlind Ajeti (Torino Fc) celebrates

Sinisa Mihajloviç pati kurajon t’i besonte edhe pas atij gabimi në sfidën e Empolit dhe Arlind Ajeti ia shpërblen në mënyrën më të mirë edhe pse sigloi një autogol, që fatmirësisht nuk e rrezikoi fitoren e Torinos. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare shënon golin e parë sezonal në Serie A vetëm pak ditë pas atij barazimi në transfertën toskane, ku u bë protagonist me një gabim që lejoi Empolin të barazonte shifrat, por gjatë pjesës së dytë me Peskarën shënoi sërish, këtë radhë në portën e tij. 23-vjeçari realizoi golin e dytë të sfidës Torino-Pescara që u mbyll me rezultatin 5-3. Në minutën e 9 të ndeshjes, Ajeti përfitoi nga rrëmuja në zonën e skuadrës abruceze, duke dyfishuar shifrat.
Një gol me shumë peshë për mbrojtësin shqiptar, i cili rikthehet të buzëqeshë në ndeshjen e dytë si titullar në kampionat me Torinon. Gjithsesi, nuk ishte e thënë që mbrojtesi kuqezi të mos bëhej sërish protagonist pasi në minutën e 74 shënoi golin e parë në portën e tij. Gjithsesi, kjo ndeshje nxori në pah aftësitë e mbrojtësit 23-vjeçar që u aktivizua titullar për të dytën ndeshje rresht.