Berisha: Ediskobari thyen çdo rekord! Nis 8 ton drogë për Bienalen e Venecias

Për rekordin e trafikut të drogës nga Porti i Durrësit drejt Italisë ka reaguar edhe ish-Kryeministri Berisha. Në një status në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se, Ediskobari thyen çdo rekord! Nisi nga Kanabistani, për Bienalen e Venecias 8 ton drogë! Dhurata për të rinjtë italianë përcillet për në vendin mik nga vetë Saje qorri dhe Perlat droga, nga porti i sigurisë më të lartë, porti i Durrësit!”, shkruan Berisha.
Ish-Kryeminisri Berisha shkruan se, nga janari i këtij viti janë trafikuar drejt Italisë plot 50 ton drogë. “Të dashur miq, ndërkohë që piktori dështak po ekspozonte zhgarravinat e tij në Firence, policia italiane ka sekuestruar sasinë rekord prej 8 tonësh të drogës të llojit marijuanë në portin e Ankonas që vinte nga Shqipëria, me kamion me rimorkio të nisur nga Durrësi. Me këtë ngarkesë shënohet një rekord tjetër i zi në sasinë e drogës dhe bashkëpunimin shtetëror të banditokracisë shqiptare në trafikun ndërkombëtar të drogës. Nga janari gjer sot arrin në 50 tonelata sasia e drogës që është kapur në Itali dhe që është nisur nga Shqipëria!”, përfundon Berisha.